Mobi Casa

Isa Mustafa, Kryeministër, Hashim Thaçi President, Kadri Veseli, Kryeparlamentar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

PDK dhe LDK po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes së koalicionit, sipas të cilës Isa Mustafa do të jetë kandidat i përbashkët për Kryeministër, Kadri Veseli për Kryeparlamentar dhe Hashim Thaçi për President, pas skadimit të mandatit të Jahjagës.

Profesori Arsim Bajrami sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë kandidat i PDK’së për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i tij pritet të zëvendësohet me atë të Zëvendëskryetarit të partisë, Kadri Veseli.

Burime të Politiko.net bëjnë të ditur se gjithçka po shkon drejt asaj që Kadri Veseli të zgjedhet Kryetar i Kuvendit, ndërsa Arsim Bajramit t’i besohet drejtimi i një ministri.

Profesor Bajrami është angazhuar në harmonizimin e programit për arsim në kuadër të grupeve punues dhe duket se synimi i tij është që nesër ai të jetë Ministër i Arsimit, nëse kjo ministri do t’i takojë PDK’së dhe nëse për këtë do të pajtohej lidershipi i kësaj partie.

Eco Higjiena

Në fillim në komisionin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji PDK kishte caktuar Memli Krasniqin, por që ai është zëvendësuar më vonë nga Arsim Bajrami, i cili ishte kandidat i PDK’së për Kryetar të Kuvendit në seancën e fundit në të cilën nuk arriti të zgjedhet.

Ndryshe sipas marrëveshjes mes PDK’së e LDK’së posti i Kryeministrit do t’i takojë Isa Mustafës ndërsa ai i Presidentit, pas skadimit të mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga, do t’i takojë PDK’së, e cila kandidat do të ketë Hashim Thaçin.

Politiko.net mëson se këto çështje janë diskutuar deri tash mes partnerëve të koalicionit ndërsa finalizimi i tyre në rast se nuk do të jetë ndonjë ndryshim pritet të bëhet përmes një marrëveshjeje të shkruar dhe të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa/ Politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.