FIDANISHTJA

Isa Mustafa: Kosova e përkushtuar në proceset integruese në BE

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm dhe ministrja Edita Tahiri dhe ministri Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa theksoi progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, dhe përkushtimin e posaçëm të Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve integruese evropiane.

Kryeministri Isa Mustafa, falënderoi BE-në dhe të gjitha vendet anëtare të saj për mbështetjen e dhënë për Kosovën, veçmas për finalizimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, që u nënshkrua në Strasburg më 27 tetor, e cila u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është e arritur e madhe për Kosovën, pasi që hap një perspektivë të re për Kosovën në të gjitha fushat, në zhvillimin ekonomik, në zhvillimin e demokracisë dhe të gjitha komponentëve të saj, si dhe është hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt BE-së, duke vendosur marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, tha kryeministri.

Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi se tashmë Qeveria e Kosovës pret vendimin pozitiv të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke folur për prioritetet aktuale të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e plotë në zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve, hapjen e vende të reja të punës dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës.

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të BE-së për Kosovën, në proceset integruese.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për relacionet e BE-së me Kosovën, të arriturat në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, si dhe për proceset tjera në Kosovë, siç është nevoja e stabilitetit politik për të çuar përpara agjendën integruese dhe zhvillimore të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.