Hidromorava

Isa Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës dhe lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa e pranon për herë të parë se do të garojë edhe për një mandate për të parin e LDK-së.

Këtë e ka konfirmuar për Botapress.

Mustafa po ashtu ka vlerësuar zgjedhjet në LDK si një proces i organizuar mirë dhe krejtësisht demokratik.

Mobi Casa

Ai ka folur edhe për problemet e shfaqur në disa degë, si në Gjakovë, Obiliq e Skenderaj, me ç’rast i ka akuzuar ata të cilët “…i kanë falur votat e LDK-së për partitë e tjera në mandatet e kaluar dhe e kanë dëmtuar këtë degë. Ata njerëz sot flasin për vlera dhe për rugovizëm, ndërsa të njëjtit e kanë përdhosë LDK-në” ka thënë lideri Mustafa, transmeton rtklive.

Në këtë intervistë Isa Mustafa gjithashtu ka folur për kundërkandidaturat e mundshme të Fatmir Sejdiut, Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit duke vlerësuar si “garë të brendshme demokratike!”./Indeksonline/