Isa Mustafa ishte ai që pengoi konsensusin me opozitën!

Gjatë ditës së sotme, Mustafa ka thënë para gazetarëve se është për një bashkëpunim me opozotinë, dhe se nuk do të provoj ta procedoj në Kuvend, pa një konsensus me partitë VV, AAK e Nisma.
Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa se nuk do të kaloj demarkacioni pa pasur paraprakisht një konsensus edhe me opozitën, ka theksuar se një fakt të tillë, shefi i qeverisë është dashur ta pranoj shumë më herët.
Ai në një prononcim për Gazetën Blic thotë se është vetë kryeministri Mustafa, ai i cili e ka penguar arritjen e një konsensusi.
“Kryeministri Mustafa më në fund po e pranon atë që është dashur ta pranojë shumë më herët. Tash sa muaj dihet se demarkacioni nuk ka gjasa të kalojë pa konsensus me opozitën, por arritjen e këtij konsensusi e ka penguar vetë Mustafa” tha Mushkolaj, për GazetënBlic.
Sipas tij, Mustafa kur e ka kuptuar se pa opozitën nuk mund ta kaloj demarkacionin, ka filluar të bashkëpunoj me opozitën.
“Tashmë kur është e qartë se ky koalicion qeverisës ka dështuar ta votojë demarkacionin, Mustafa detyrohet ta pranojë këtë fakt të cilin, po ta kishte pranuar më herët dhe të kishte bashkëpunuar seriozisht me opozitën, nuk do të ishte krijuar situata pa rrugëdalje dhe bllokada e procesit”, tha Mushkolaj.
Gjatë ditës së sotme, Mustafa ka thënë para gazetarëve se është për një bashkëpunim me opozotinë, dhe se nuk do të provoj ta procedoj në Kuvend, pa një konsensus me partitë VV, AAK e Nisma.
Ndryshe, tash e sa muaj vendi është futur në krizë të thellë politike, pikërisht për shkak të demarkacionit me Malin e Zi, për faktin se opozita dhe ekspertët konsideronin se ky proces është bërë gabim, derisa Isa Mustafa e Hashim Thaçi, inisistionin se ky proces është në rregull se vendi nuk humb asnjë metër katror nga ky proces. /GazetaBlic/