Mobi Casa

Isa Mustafa i reagon ashpër Fitore Pacollit: Për ju është e tepërt të jesh i gjallë, turp të përgojosh nënën e dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa i ka reaguar deputetes së LVV’së, Fitore Pacollit pasi që kjo e fundit mbrëmë në një paraqitje publike ka përmendur Mustafën dhe nënën e ish’kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se kanë kërkuar shërim jashtë vendit, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka shkruar në Facebook se kjo logjikë e deputetes Pacolli është fashiste.

“Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare”, shton ai.

ARKATANA

Mustafa thotë se nuk ka pyetur për shërimin e tij jashtë Kosovës, ata që e kanë gjuajtur me mollotov dhe gaz lotësjellës.

“Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre”, ka shkruar ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.