United Hospital

Isa Mustafa i përgjigjet Vjosa Osmanit për kthimin e mundshëm në LDK: Dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëres

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar me deklaratën e Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit u deklarua për një kthim të mundshëm në LDK nëse nga kjo parti do të largohej kryesia aktuale.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj, çfarë kujt i bie ndërmend të deklarojë. Mund t’i bie ndërmend dikujt nga ne të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, në qoftë së tërhiqet Elizabeta”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani tash e një kohë ka kundërshtuar lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e në veçanti kreun e kësaj partie, Isa Mustafa.

Mobi Casa

Osmani në një deklaratë të dhënë mbrëmë në debatin “Kallxo Pernime”, ka thënë se njerëzit e LDK-së që besojnë në vlera mund t’i bashkohen iniciativës së saj të re.

“Njerëzve të LDK-së që besojnë që vlera dhe potenciali i tyre nuk lejojnë që votat dhe besimi i tyre me u keqpërdor e kanë derën të hapur. Secili në LDK duhet ta ketë parasysh që a duam të jenë pjesë e një koncepti politik që e keqpërdor deri në masën më ekstreme besimin e votuesve. “Le të largohet kryesia e re e LDK-së, e le të vijnë të flasim për mundësinë e kthimit në LDK”, ka thënë ajo.

Ndryshe, LDK kishte shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozita e nënkryetares dhe e kryesisë së këtij subjekti politik, në qershor të vitit të kaluar. Përplasjet kishin filluar pasi Osmani kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithashtu, Osmani kishte kundërshtuar edhe formimin e Qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me AAK dhe Nismën Socialdemokrate.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.