Eko Higjiena

Isa Mustafa godet edhe Armend Zemajn, thotë se s’ka arsyetime për çmimet 200 euro për një test për Covid 19

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka kërkuar nga institucionet e vendit që të reagojnë pas lajmit për çmime deri në 200 euro për kryerje të testit për koronavirus, raporton Gazeta Express.

Mustafa në Facebook ka shkruar se virusi COVID 19 nuk është një e mirë luksi që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë parë.

Lideri i Lidhjes Demokratike thotë se kjo është një fatkeqësi me të ciliën po përballen qytetarët pa dallim.

Fundamenti

Ai ka thënë se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin veprime.

“Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar”, ka shkruar ai.

Ky reagim i kreut të LDK’së, vjen pas raportimit të Gazetës Express për licencimin e laboratorit që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit për kryerjen e testimeve PCR për COVID 19./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.