RCCOLA

Isa Mustafa: Gjykata Speciale themelohet para shkuarjes në pushim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës do t’i riprocedojë ndryshimet kushtetuese që do ta hapin rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale.Këtë veprim, sipas Mustafës, kuvendarët do ta bëjnë para se Kuvendi i Kosovës të merr vendim për shkuarje në pushim.

Në një intervistë për emisionin “Debat” që transmetohet në RTK nga ora 20:50 Mustafa ka thënë se bashkë me koalicionin e Qeverisë po angazhohen që para pushimeve verore të procedohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese, e më pas të behët edhe votimi i Gjykatës Speciale.

E gjitha kjo vjen si rezultat i presionit të madh ndërkombëtarë e sidomos nga ai amerikan

Isa Mustafa: Liberalizimi do të ndodh, por nuk ka afate

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka treguar se gjatë qëndrimit të tij në Gjermani është biseduar edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se ky liberalizim do të behët, por që nuk ka ndonjë datë apo ditë se kur do të behët kjo. Ai ka thënë se edhe gjatë bisedës më kancelaren Merkel nuk ka pasur afate kohore.

” Është biseduar për këtë çështje. Nuk ka pasur ndonjë afat. Ka pasur disa kushte që duhet të plotësohet, e të cilat ne si qeveri do ti përmbushim. Kanë të bëjnë me drejtuesin, luftimin e korrupsionit e gjera të tjera. Afate për këtë çështje nuk ka pasur as nga Angela Merkel”, ka thënë Mustafa.

Uji Dea

Isa Mustafa tregon se çfarë ka biseduar me kancelaren Merkel (Video)

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka treguar në detaje se çfarë është folur me kacelaren Merkel gjatë vizitës në Gjermani. Ai në një intervistë për emisionin “Debat” që transmetohet në RTK ka thënë se temat e bisedimeve kanë qene të ndryshime. Duke treguar se është folur për ekonomin, integrimin evropian e sigurinë në vend.

Mustafa në këtë intervistë ka treguar se është folur edhe për kompaninë gjermane që ka shprehur interesim ta ndërtojë termocentralin “Kosova A”.

” Kancelarja është interesuar për këtë çështje. Kishte informata të sakta për krejt procedurën Kemi biseduar konkretisht për këtë, dhe tani mbetet të shihet se si do të veprohet.

Ai ka thënë se është folur edhe për bujqësinë dhe punësimin e kosovarëve.