KKVITI

Isa Mustafa garanton qëndrueshmërinë e Bllokut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa thotë se partia që ai drejton është për jetësimin e marrëveshjes me AAK’në, NISMA’në dhe VV’në.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës është me rëndësi themelore jetësimi i marrëveshjes me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen, e cila siguron zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kohezioni ynë por edhe diversiteti, është një argument i fuqishëm për një qeverisje të qëndrueshme dhe jokorruptive.

Uji Dea

Të gjithë atë që tjerrin mend sot e thonë se kanë thënë edhe përpara se këtij koalicioni nuk i takon kryetari i Kuvendit e kanë keq. Kushtetuta i jap të drejtë grupit më të madh parlamentar që ta propozoj kryetarin e Kuvendit. Rrjedhimisht koalicioni në krye me LDK-në është grupi më i madh parlamentar, kurse Gjykata Kushtetuese këtë të drejtë ia ka dhënë partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet nacionale.

Ne kemi bërë një marrëveshje të shëndoshë dhe të qëndrueshme politike, e cila është përkrahur nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, duke treguar respekt të plotë për partnerët tanë. Implementimi I marrëveshjeve nuk është çështje e individëve dhe dëshirave të tyre, por çështje e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit si dhe e vendimeve të organeve përgjegjëse, karshi rrethanave të krijuara”, ka shkruar Mustafa në Facebook.