United Hospital

Isa Mustafa flet për postin e presidentit dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kërkon nga subjektet politike bashkëpunim për gjetjen e një zgjidhje për postin presidentit pas dorëheqjen së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

Sipas tij, posti i presidentit nuk duhet ta dërgoj vendin në zgjedhje.

“Ne s’mund të them që s’kemi diskutuar. Kemi diskutuar edhe para shkuarjes në Hagë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Veseli. Kemi bërë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje e cila kishte me qenë zgjidhje me një përfshirje të gjerë të komunikimit dhe diskutimit lidhur me pozitën e ardhshme të presidentit në mënyrë që të mos jetë shkas i shkuarjes në zgjedhje të reja”, tha Mustafa për RTV21.

FIDANISHTJA

“Ne kemi komunikuar por nuk jemi ulur të komunikojmë drejtpërsëdrejti sepse kemi vlerësuar që edhe PDK’së i nevojitet një periudhë që të merret me çështje e tyre sepse nuk është lehtë që kryetari të shkojë në Hagë dhe sigurisht atyre iu nevojitet kohë e konsolidimit”, tha ai.

“Në moment ata që janë të gatshëm por edhe Vetëvendosja jemi të vullnetshëm që të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje. Me Vetëvendosjen nuk kemi diskutuar për këtë çështje sepse ata kanë qenë të prerë duke kërkuar vetëm zgjedhje”, theksoi Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.