Isa Mustafa flet për mocionin e rrëzimit të Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka folur edhe për mocionin për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”, mocion ky për të cilin Mustafa tha se po punohet që të sigurohet votat e nevojshme raporton “Zeri.info”.

“Nuk kemi hequr dorë nga mocioni, do ta vazhdojmë por nuk do shkojmë në mocion pa i siguruar votat e mjaftueshme në mënyrë që ai të jetë i suksesshëm”, tha Mustafa.

RCCOLA

I pari i LDK-së tha se janë në darkodim me partitë tjera opozitare LVV dhe PSD por që janë në bisedime e sipër me partitë në pushtet.

“Jemi në bisedime me Vetëvendosjen dhe PSD por po punojmë që të sigurojmë edhe votat nga partitë në pushtet me qëllim që ta rrezojmë Qeverinë”, tha ai/Zëri/