RCCOLA

Isa Mustafa: Fitorja më e madhe për Gjilanin është LDK dhe Lutfi Haziri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Isa Mustafa lider i LDK-së tha se Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit është zgjidhja më e mirë e qytetarëve të Gjilanit. Do ta fitojmë Gjilanin, dhe të gjitha komunat e Anamoravës për ta fituar pastaj tërë Kosovën tha ai. Lutfi Haziri tha se krimit të organizuar dhe keqqeverisjes në Gjilan i kanë mbetur edhe pak ditë.

LDK-ja në Gjilan e ka hapur fushatën zgjedhore në hallën e sporteve “Bashkim Selishta”. Para shumë simpatizantëve e adhuruesve ka folur kandidati i saj për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri, raporton rajonipress.

Haziri duke shpalosur programin e tij tha se PDK-së dhe qeverisjes së saj të keqe nuk do i`a falim asnjë ditë, asnjë sekondë. Krimit të organizuar i kanë mbetur edhe pak ditë jetë sepse ne kemi hyrë në këtë fushatë për ta kthyer qeverisjen drejtë dhe ashtu siç e meritojnë gjilanasit.”Do t`i mbrojmë biznesin e prodhimin vendor, kurse LDK do të ulë taksat e tatimin në pronë duke llogaritur këtu edhe taksën për Luginën e Preshevës. Në Gjilan shumë biznese janë para kolapsit” tha ai.

Uji Dea

Haziri tha se prioritet të agjendës së tij do të ketë takimet me të rinjtë, gratë e Gjilanit si dhe do të angazhohet për një Gjilan të dinjitetshëm sepse ne ende e kemi të pakryer Lumin “Mirusha” e “Stanishorka”.Me ardhjen time në krye të qeverisjes nuk do të ketë fshat, lagje e pjesë të qytetit që nuk do të investohet. Gjilani përfundimisht do t`t kthehet gjilanasve sepse si qytet ishte pengë i krimit e i shefave të PDK-së të cilët çdo natë e ditë emërojnë, rrëzojnë njerëz me ultimatume. Ky nuk është Gjilani që duron këtë dhunë. Andaj vetëm me LDK në udhëheqje Gjilani do t`i kthehet gjilanasve” tha Haziri.

Kurse Isa Mustafa tha se me njerëzit besnik të LDK-së Lutfi Haziri do të jetë kryetar i ardhshëm i Gjilanit sepse kjo është zgjidhja më emirë.”Është fat për Gjilanin dhe qytetarët e saj që e kemi një kandidat si Lutfi Haziri i cili ka treguar vlera e cilësi në menaxhim e udhëheqje si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror. Sivjet do të fitojë Gjilani e bashkë me të edhe komunat e Anamoravës dhe tërë Kosova. Unë nuk do të premtojë miliona siç po bëjnë te tjerët, por bashkërisht do të fitojmë. Fitorja më e madhe për Gjilanin është LDK-ja dhe vendimmarrja për të votuar e fituar Lutfi Hazirin” tha Mustafa ./rajonipress/