GRANDEMALL

Isa Mustafa: Feja po manifestohet me uniforma dhe mjekra

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Vitet e kaluara, popullata e Kosovës cilësohej më optimistja. Optimizmi është veti e mirë, sepse njerëzit mendojnë pozitivisht dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Njeriu nganjëherë bën luftë me vetveten, se a duhet të kritikohen aq shumë e aq rënd institucionet në Kosovë, të cilat lindën nga flijimi i shumë njerëzve, familjeve e gjeneratave.

​“Të dashur miq, Vitet e kaluara, popullata e Kosovës cilësohej më optimistja. Optimizmi është veti e mirë, sepse njerëzit mendojnë pozitivisht dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Njeriu nganjëherë bën luftë me vetveten,…
“Të dashur miq,

Vitet e kaluara, popullata e Kosovës cilësohej më optimistja. Optimizmi është veti e mirë, sepse njerëzit mendojnë pozitivisht dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Njeriu nganjëherë bën luftë me vetveten, se a duhet të kritikohen aq shumë e aq rënd institucionet në Kosovë, të cilat lindën nga flijimi i shumë njerëzve, familjeve e gjeneratave.

Uji Dea

Thjesht mund të vërehet se tranzicioni në të cilin po kalojmë, na ka gjetur të papërgatitur: njerëzit i bëri të etur të fitojnë shpejtë e të korruptohen, shkollat i përplasi me ide dhe eksperimente të atyre që nuk vlenin as për pesë pare në vendin e tyre, por erdhën “të reformojnë” e ta fundosin arsimin tonë bashkë me njerëz me diploma “fast food”, siç thotë një profesor dhe mik i imi; feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që më së paku u përngjajnë qytetarëve tanë e me individë që në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka duke u thirr në Allahun.

Ne kemi nevojë ti ndalim këto dukuri, kemi nevojë që shtetin tonë ta kthejmë dhe ta zhvillojmë në binarë normal. Nuk mjafton vetëm të distancohemi ndaj njerëzve dhe veprave të llahtarshme të tyre, ndaj atyre që po e plaçkitin çdo ditë këtë vend e ndaj atyre që duhet të përgjigjen për vrasje e ekzekutime. Në duhet të tregojmë guxim dhe gatishmëri për të zbatuar drejtësinë. Ne, institucionet dhe qytetarët e këtij vendi. Të tjerët mund të na ndihmojnë, por nuk mund t’i bëjnë punët tona.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.