ARKATANA

Isa Mustafa e sqaron deklaratën e tij se “PDK-së i takon presidenti”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar për media pas takimit me grupin parlamentar të subjektit që ai udhëheq.

Ai ka thënë se vendi ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe sa i përket çështjes së presidentit është çështje që duhet siguruar marrëveshje e përkrahje.

“Sa i përket presidentit është çështje krejtësisht tjetër që duhet të sigurojë përkrahje e marrëveshje. Është një situatë mjaftë e rëndë, shumë e ndjeshme tani për tani pas atyre ndodhive, pavarësisht se kush kënd e ka përkrahë ne jemi në një situatë që presidentin e vendit e kemi në Hagë, i kemi dy njerëz që kanë qenë kryetarë të Kuvendit që janë atje, e kemi shefin e GP-së së Vetëvendosjes, që është partia më e madhe në Kuvend dhe nuk është në situatë që nuk duhet ta ketë vëmendjen e brengën tonë”, tha Mustafa para mediave, transmeton Gazeta Express.

Eco Higjiena

Tutje i pyetur për deklaratën e tij se “presidenti i takon PDK-së”, Mustafa është tërhequr pak, duke thënë se nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite.

“Nuk e di nuk mundem me u shpreh sot, duhet me qenë vendim i LDK-së, nuk është individual, nuk kemi akoma deklaratë të PDK-së që do të japin kandidatin për president të vendit. Është partia e tretë me radhë për nga numri deputetëve, është çështje e tyre por edhe e jona që duhet ta diskutojmë…Ajo që ka dalë ne media se unë kam thënë presidenti i takon PDK-së, unë se kam thënë në mënyrë eksplicite kam folë vetëm për parime, për numrin e deputetëve që kanë subjektet në kuvend”, tha më tej Mustafa.

Ndërsa, për ambicien e Ramush Haradinajt për të qenë president i vendit, Mustafa tha: “Është e drejtë e tyre të kandidojnë anëtarët e tyre, kerkush smundet me i thanë ju skeni të drejtë të kandidoni, na duhet një marrëveshje që siguron përkrahje dhe 80 vota në Kuvend”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.