FIDANISHTJA

Isa Mustafa del kundër shtyrjes së zgjedhjeve, e cilëson sulmin e Velës ndaj mediave banditesk

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar si të gabueshëm vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. 17 tetori është përcaktuar më herët si data e zgjedhjeve komunale nga presidentja Vjosa Osmani, datë kjo e cila mund të ndryshojë falë vullnetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa në një prononcim për Gazetën Express e ka cilësuar edhe si “reagim banditesk” atë të shefit të kabinetit të presidentes, Blerim Velës, karshi medieve. Vela përgjatë ditës i ka akuzuar mediet për dezinformim.

“Sot kishte një reagim banditesk nga zyra e Presidentes ndaj mediave lidhur me këtë temë. Edhe kjo dëshmonte se ajo zyrë nuk është në funksion të unitetit por në shërbim të etiketimeve në vijën e politikave militante”, ka thënë ish-shefi i LDK’së në prononcim.

Ai i ka cilësuar zgjedhjet si aktin më të lartë demokratik të një vendi, derisa ka vlerësuar se ka forma të tjera për t’u ruajtur shëndeti i qytetarëve.

“Presidentja ka të drejtë të trajtojë vlerësimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së, por gabon keq nëse i shtynë zgjedhjet. Zgjedhjet janë atributi kryesor i demokracisë, i shprehjes së besimit të popullit se kush duhet ti qeverisë. Ka mënyra që zgjedhjet të mbahen dhe të ruhet shëndeti i qytetarëve”.

United Hospital

Reagimi i Mustafës vjen në kohën kur Presidenca u ka bërë thirrje subjekteve politike që të mbajnë një takim konsultativ lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve komunale, nën pretekstin e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Takimi u ftua pak para se të merrej rekomandimi nga IKSHPK’ja për shtyrje të zgjedhjeve.

Gjatë ditës, pas raportimit të medieve për shtyrje zgjedhjesh, ka reaguar shefi i kabinetit të presidentes, Blerim Vela, të cilat i ka akuzuar për keqinformim.

Ndaj deklaratave të Velës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke i cilësuar ato si sulm ndaj gazetarëve.

“AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, u tha në reagimin e tyre.

AGK po ashtu ka bërë thirrje ndaj presidentes Osmani që të distancohet nga kjo gjuhë dhe të mos përsëriten më sulme të tilla. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.