Fundamenti

Isa Mustafa: Çështja e presidentit do të diskutohet më vonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot është nënshkruar marrëveshja për koalicion ndërmjet LDK’së dhe VV’së. Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, tha se me të parin e VV’së, Albin Kurtin, janë dakorduar që çështja e Presidentit të zgjidhet në kohën e duhur.

Këto komente Mustafa i bëri në konferencën e mbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kurtin.

“Kemi vendosur që presidenti të mos jetë pjesë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar por të dakordohemi me Kurtin dhe ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme. Në Këshillin e Përgjithshëm vendosim për kryetar të Kuvendit dhe do të jetë ajo apo ai që është votuar më shumë nga qytetarët”.

Ndërkaq, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Glauk Konjufca do të kalojë në ekzekutiv.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit më 26 dhjetor. Ani pse e kishte votuar, LDK’ja nuk u pajtua që VV’ja ta ketë kryeparlamentarin.

FIDANISHTJA

Kjo shkaktoi edhe vonesa në realizimin e marrëveshjes ndërmjet të dyja partive.

Ndërkaq, VV’ja hoqi dorë nga pozita e kryeparlamentasrit, e këtë e konfirmoi edhe Kurti sot gjatë konferencës.

Ai tha se në seancën e Kuvendit e cila do të mbahet këtë të hënë, VV’ja do ta propozojë zyrtarin e LDK’së për kryetar të Kyvendit.

“Jemi dakorduar që kryetarin e Kuvendit e propozon LVV’ja nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në këtë mënyre ecim përpara”, tha Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.