UBT

​Isa Mustafa: Bllokut i duhet marrëveshje e re e cila do të bazohet në fuqinë e subjekteve politike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar partitë e Bllokut mbi marrëveshjen e deritanishme duhet të bëjnë një marrëveshje të re, me të cilën do t’i përcaktonin përgjegjësitë e reja qeverisëse dhe objektivat qeverisëse.

“Ne nuk jemi të lumtur që duhet të bëjmë marrëveshje të re, sepse ky nuk ka qenë vullneti ynë, por kjo është pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuesë”, është shprehur Mustafa, në një intervistë për Epokën e Re.

Fundamenti

I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër, Mustafa ka thënë se çdo marrëveshje ka bazë themelore fuqinë e subjekteve politike, përkatësisht numrin e deputetëve.

“Ky është edhe qëndrimi i LDK’së për marrëveshjen e re dhe pozitën e kryeministrit”, ka thënë Mustafa.