RCCOLA

Isa Mustafa bën thirrje të mos braktiset Kosova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“LDK-ja vazhdimisht po merr përgjegjësi për të mirën e Kosovës, sepse ky ka qenë edhe synimi që nga themelimi i kësaj partie nga presidenti Rugova. Ne kemi marrë përgjegjësi për të qeverisur me Kosovën në këto kohë të vështira, sepse kemi menduar së Kosova ka nevojë për LDK-në,” deklaroi Mustafa.

I pranishëm në 25 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Vushtrri, kryeministri Isa Mustafa u kërkoi kosovarëve të mos e braktisin vendin.

Në ceremoninë festive me anëtarë e simpatizantë të partisë që drejton, kryeministri përmendi edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, ndërsa tha se LDK-ja mori përgjegjësi për ta qeverisur Kosovën në një kohë të vështirë.

“LDK-ja vazhdimisht po merr përgjegjësi për të mirën e Kosovës, sepse ky ka qenë edhe synimi që nga themelimi i kësaj partie nga presidenti Rugova. Ne kemi marrë përgjegjësi për të qeverisur me Kosovën në këto kohë të vështira, sepse kemi menduar së Kosova ka nevojë për LDK-në,” deklaroi Mustafa.

Uji Dea

Hysni Gërguri, kryetari i LDK-së në Vushtrri, theksoi se dega e parë e kësaj partie në nivel vendi është themeluar pikërisht në këtë qytet.

“Dega e LDK-së në Vushtrri është e themeluar më 17 janar të vitit 1990 dhe si e tillë mbetet e para e themeluar në Kosovë me kryetarin e saj të parë Hajzer Krasniqin, ku para 25 vjetëve i pranishëm kishte qenë edhe dr. Ibrahim Rugova,” tha Gërguri.

Kryeministri Mustafa edhe nga Vushtrria u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos largohen nga vendi i tyre drejt vendeve të ndryshme të botës.

Partia, kryetar i së cilës është Mustafa, u themelua më 23 dhjetor 1989 në Prishtinë. Kallxo.com