UBT

Isa kryeministër, Thaçi ministër i Jashtëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja mes dy liderëve partiakë në orën 10:00, kurse në orën 12:00 mbahet seanca konstituive, ku edhe pritet formimi i institucioneve, gjashtë muaj pas bllokadës. Isa Mustafa përfundimisht do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës, derisa kreu i PDK-së Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Thaçit i është premtuar nga LDK-ja se do të ketë përkrahjen për president të Kosovës pas një viti e gjysmë, kur t’i kalojë mandati Jahjagës, në vitin 2016, shkruan “Zëri”.

Burime të gazetës “Zëri”, nga të dyja partitë kanë konfirmuar se këto pozita janë të sigurta për krerët e partive të tyre.

Kurse, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, pritet të emërohet kandidat për kryeparlamentar.

Eco Higjiena

“Zëri” ka mësuar se në takimin e dy liderëve, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që përveç postit të kryeministrit, kësaj partie t’i takojë me çdo kusht edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Kësaj partie do t’i takojë edhe posti i një zëvendëskryeministri, ndërsa ministritë e tjera që LDK-ja do t’i marrë janë: Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Forcës së Sigurisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ajo e Diasporës.

Nga ana tjetër, jozyrtarisht nga PDK-ja kanë thënë për “Zërin”, se ata do të marrin një zëvendëskryeministër dhe këto dikaster: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe ajo e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kurse, minoriteteve mund t’iu jepen Ministria për Kthim dhe Minoritete, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe e Mirëqenies, si dhe Ministria e Administratës Publike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.