Eko Higjiena

Isa i reagon Albinit: S’jemi në kohë fushate

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga partnerët tanë presim qasje konstruktive dhe pozitive në rrugën në të cilën jemi nisur. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga partnerët e koalicionit paszgjedhor që të kenë qasje konstruktive dhe pozitive në rrugën e tyre të përbashkët.

Reagimi i kreut të LDK’së vjen dy ditë pas deklaratës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kishte thënë që në PDK ka hajna të Superligës, ndërsa në LAN janë hajna të Ligës së Dytë.

Pa ia përmendur emrin Kurtit, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se nuk jemi në kohë fushate dhe duhet qasje konstruktive ndaj partnerëve.

UBT

“Ne po bëjmë përpjekje që me përgjegjësinë më të madhe të ndërtojmë institucionet demokratike dhe të qëndrueshme të vendit. Nuk jemi në kohë fushate”.

“Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor. Nga partnerët tanë presim qasje konstruktive dhe pozitive në rrugën në të cilën jemi nisur. Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë në njëri tjetrin”, ka deklaruar Isa Mustafa./Politiko.net.