Eko Higjiena

Isa i papranueshëm për PDK-në

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk e ka të sigurt postin e kryeministrit, ashtu siç deklaruan dje nga LDK nëpërmjet një njoftimi të lëshuar për medie. Burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë PDK ka nisur lojën që mos ia jep postin e kryeministrit Isa Mustafës.

“Nga zhvillimet e fundit, dhe nga informatat që i kemi, PDK nuk po e do Isa Mustafën për kryeministër. Me gjasë nuk do të lejojnë të realizohet ky synim i Isa Mustafës”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, PDK do të tentoj që për kryeministër të jetë dikush tjetër.

Edhe sot gjatë ditës Gazeta Blic ka raportuar se as në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së nuk u është thënë anëtarëve të organit më të lartë të LDK-së se Isa Mustafa do të jetë kryeministër.

As kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi sot nuk ka saktësuar se kush do të jetë kryeministër i ri i Kosovës.

FIDANISHTJA

Mirëpo, Gazeta Blic nga burime brenda PDK-së ka marrë vesh se Isa Mustafa nuk është i pranueshëm për ta kryeministër.

“Edhe nëse LDK-së i jepet posti i kryeministrit, Isa Mustafa nuk do të jetë i pranueshëm për elektoratin e PDK-së. Me gjasë në kombinim mund të vijnë edhe emra tjerë nga LDK-ja”, ka thënë ky burim.

Para disa ditësh, mediet kanë raportuar se emër i mundshëm për postin e kryeministrit është edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Megjithatë, me koalicionin PDK- LDK jo të gjithë janë shprehur të kënaqur. Pos Vjosa Osmanit, Alma Lamës, Kujtim Shalës edhe Adem Salihaj është shprehur i pakënaqur me këtë koalicion. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.