United Hospital

Isa: Hashim leji përgjigjet e lodhta e hajde në mejdan televiziv

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i LDK-së e ka akuzuar atë të PDK-së se po i përdorë asetet qeveritare dhe publike për të bërë fushatë, përfshirë edhe televizionin publik. Isa Mustafa e ka përsëritur kërkesën e tij për ballafaqim me Thaçin, një ditë pasi ky i fundit tha se do të ballafaqohej vetëm kur Mustafa të bëhet opozitar i fortë. Por këtë përgjigje Mustafa e konsideron përbuzëse dhe tinëzare.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Mustafës në Facebook

Të dashur miq,

Ju e dini se i kam kërkuar përballje të drejtpërdrejtë kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, në mënyrë që publiku të gjykojë mbi platformat tona programore për qeverisjen e Kosovës në mandatin e ardhshëm. Thaçi po e përdorë Televizionin publik dhe asetet qeveritare, si të tija, si të ishin private dhe partiake, për të bërë fushatë. Askush nuk i thotë jo, sepse me falangën e tij e ka kapur shtetin. Ai është i pa konkurrencë në abuzimin e aseteve publike për të mashtruar qytetarët dhe për t’i përdorur si helmetë ndaj kundërshtarëve politik. Luksit me të cilin kryeministri në largim po bënë (para)fushatë do t’ia kishin lakmi liderët e shteteve më të zhvilluara. Ndërkaq, qytetarët e këtij vendi të varfër kanë të drejtë ta dinë origjinën e parave të luksit të tillë.

Ftesa ime ka qenë publike, civilizuese dhe e dinjitetshme, në frymën e filozofisë politike të LDK-së dhe të popullit të Kosovës. E përgjigja e tij, si gjithmonë, e lodhur, në fakt e lodh’t.

Eco Higjiena

Në ditën që ka refuzuar të flasë dhe është përpjekur të fshihet përballë situatës së pakëndshme në të cilën e ka parë se e ka futur krejt shtetin, ai ka zgjedhur të flasë për debatin. Në stilin e tij, tinëz dhe me përbuzje. Ashtu siç ka qeverisur. Me votat e fituara tinëz, duke përbuzur qytetarët dhe duke e dërmuar Kosovën.

Sado që përpiqet ta fshehë, duke u munduar ta mashtrojë edhe veten, ai, sikur të gjithë në Kosovë, e din që ditët në krye të ekzekutivit kosovar i ka të numëruara.

Pasuesin e tij nuk do të mund ta zgjedhë ai, por do ta zgjedhin qytetarët e Kosovës. Ashtu sikurse do t’ia tregojnë peshën secilit prej garuesve në këto zgjedhje. Me sa po shihet, Hashim Thaçi, është pikëpyetja më e madhe nëse do ta ketë privilegjin për të qenë lideri i forcës më të madhe opozitare.

Nëse nuk e ka bindur rezultati i zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, le të presë edhe pak ditë. Do ta mësoj më 8 qershor në mbrëmje. Por, Hashim Thaçi e din mirë këtë. Prandaj, nuk ka guxuar të hyjë në garë me akronimin e subjektit të tij, pa prapashtesa. Ai dhe të gjithë e dinë se LDK edhe sot është subjekti me mbështetjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës. LDK, më 8 qershor, Hashim Thaçit do t’ia japë pensionimin e parakohshëm politik, të cilin e ka merituar edhe më përpara.

Ndërkohë, nëse ndërron mendje dhe e bën zemrën guri, e pres në ballafaqim. Por, ballafaqim programi, platforme e vizionesh. Ai vështirë se pranon. Nuk ka çfarë të tregojë. Sepse s’ka as kompetencë profesionale e as kredi morale. E din që aty i çjerrët maska.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.