UBT

Isa: Do të krijojmë lehtësira për operimin e suksesshëm të bizneseve gjilanase

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve të ditës, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së dhe kandidat për kryeministër, i shoqëruar nga kryetari i degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri dhe bashkëpunëtorë nga kryesia qendrore dhe ajo e degës, kanë vizituar sot bizneset gjilanase. Mustafa së pari ka parë nga afër punën e madhe që po bëhet në kompaninë për prodhimin e pijeve “Fliudi”, pastaj në “Agro Hermes” si dhe në fabrikën “Çeliku” dhe “Drini Market”.

Në këto vizita kanë, kryetari i LDK-së është shoqëruar edhe nga pesë kandidatët nga Gjilanit për deputet: Lirije Kajtazi, Naim Behluli, Murat Hoxha, Sabit Rrustemi e Fatmir Rexhepi.

Me këtë rast, kryetari Mustafa ka përgëzuar bizneset për punën e mirë që po e bëjnë, duke thënë se me ardhjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeveri, do të ketë lehtësira të mëdha për bizneset gjilanase.

“Unë ju përgëzoj për punën e madhe që po bëni me gjithë vështirësitë dhe sfidat gjatë punës. Disa nga prodhimet e kompanive kanë arritur të depërtojnë me prodhimet e tyre jashtë vendit dhe ky është një dimension tejet e rëndësishëm. Dua t’ju them se LDK e ka programin më të mirë për zhvillimin e ekonomisë dhe duke e zbatuar atë sapo të vijmë në pushtet, do t’i ndihmojmë bizneset duke iu krijuar lehtësira, duke e shqyrtuar akcizën dhe çështje të tjera”, tha Mustafa.

Mobi Casa

Më pas, kandidati i LDK-së për kryeministër ka qenë i pranishëm në një debat me studentët e Kolegjit Universitar “Gjilani”, në të cilin ka folur rreth zhvillimit të resorëve të rëndësishëm të shoqërisë.

Ai ka prezantuar platformën e LDK-së për zhvillimin ekonomik, për arsimin, shëndetësinë e bujqësinë.
Ai tha se do të investojmë në arsim, duke e rritur cilësinë, ngase kusht për të ardhur investitorët e huaj është që të ketë kuadro cilësore për të mos investuar dy herë në shkollim.

Sa i përket sektorit të shëndetësisë, Mustafa tha se prioritet i LDK-së është aftësimi i shëndetësisë primare, ndërsa do të punohet shumë që qytetarët e Kosovës të mos shkojnë jashtë vendit për shërim, por këtë ta bëjnë në Kosovë.

Ndërsa sa i përket sektorit të bujqësisë, pohoi se do të rriten subvencionet për bujqit për tre herë më shumë se që është aktualisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.