Isa Agushi përkrahet fuqishëm në Zhegër, BNA viziton disa kompani gjilanase
Gjilan – Zhegra, vendlindja e kandidatit për Kryetar për Gjilanin prej radhëve të Bashkimit për Ndryshim Anamorava, BNA, z. Isa Agushin e përkrahë fuqishëm e pa hamendje. Agushi ka një autoritet dhe respekt të madh në vendlindje dhe u ka premtuar atyre se do të jetë në shërbim të tyre në cdo kohë.
Ndryshe, Bashkimi për Ndryshim Anamorava, BNA, me kryetarin e saj dhe njëherit kandidat për Kryetar të Gjilanit, z. Isa Agushin, vizitoi bizneset si: Jaffa Plus, RC Cola Royal Beverage, Fleksografi, dhe Metal Group, me qëllim që të njihemi nga afër me problemet e tyre!






