GRANDEMALL

Isa Agushi në krye të komitetit për shërbime publike dhe siguri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Isa Agushi këshilltar komunal nga radhët e LDK-së është zgjedhur të mërkurën kryetar i komitetit për shërbime publike dhe siguri. Agushi tha për rajonipress se do të mundohet që të jetë në funksion të qytetarëve dhe jetës së tyre më të mirë si në aspektin e shërbimeve më të mira publike ashtu edhe në fushën e sigurisë.

Isa Agushi do të jetë kryetar i Komitetit për shërbime publike dhe siguri derisa është zotuar se do të jetë i angazhuar dhe i përkushtuar që të trajtojë drejtë dhe me dinjitet të gjitha kërkesat reale dhe të arsyeshme të qytetarëve gjilanas.

Uji Dea

Agushi tha për rajonipress se kjo pozitë e bënë atë edhe më aktiv në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve gjilanas.”Do të punojë me nder dhe përkushtim dhe pa dallime partiake. Mbi të gjitha punë ime do të bazohet në profesionalizëm dhe në trajtimin e problemeve korrekte të të gjithë qytetarëve. Tani është koha që vërtet çdo ankesë e arsyeshme e qytetarëve apo edhe grupeve tjera të trajtohet drejt dhe në mënyrë institucionale” tha Agushi.

Agushi mendon se nga ky komitet do të dalin rekomandime dhe propozime për të pasur shërbime sa më cilësore derisa thotë se fokus tjetër do të jetë edhe rritja e sigurisë në shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.