RCCOLA

Isa Agushi me kritika për qeverisjen aktuale: Rotacioni ndodhi, por qytetarët nuk po e marrin atë që e kanë menduar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kjo qeverisje komunale akoma po sillet si me qen në opozitë dhe ekspozimi i Kryetarit në qendrore, duke mos u fokusuar në zgjidhjen e problemeve ditore të qytetarëve me vartësit e tij thotë Isa Agushi kryetar i BNA-së.

Kreu i BNA Isa Agushi i cili është shumë aktual në teren dhe pothuajse çdo ditë po e rritë numrin e të interesuarve për këtë subjekt politik pikërisht për shkak të pakënaqësive të pushtetit komunal; thotë se për rajonipress se si kryetar i BNA-së vlerësoj se edhe pse ndodhi rotacioni politik i domosdoshëm në komunën e Gjilanit, mendoj që pritshmërit e qytetarëve të komunës sonë nuk po e marrin atë çka kanë menduar dhe synuar.

“Gjendja reale ekonomike e qytetarëve tanë vetëm se sa është rënduar edhe më tepër, kjo gjendje ilustrohet në rritjen e numrit të familjeve në aspektin social, cdo ditë kemi pakënaqësi të shprehura nga qytetarët në takime, manifestime thuaj se për çdo ditë, dukuri tjetër e theksuar largimi i qytetarëve, të rinjëve dhe profesionistëve të ndryshëm nga vendi për të kërkuar një jetë më të mirë” thotë Agushi.

UBT

“Infrastruktura dhe rregullimi i saj po thuajse i njëjti si me pushtetet e kaluara, gropa gjithandej komunës, trotuaret e pa rregulluara, ujësjellësi i njëjtë, kanalizimet e njëjta, sistemi arsimor i njëjtë i degraduar dhe nuk po duken avancimet, gjithashtu sistemi shëndetësor i njëjti si më par, bujqësia në nivelin komunal nuk ka treguar rritjet e pritshme, mos kujdesi i mjaftueshëm ndaj bujqve, blegtorëve, pemëtarëve, si dhe faunës në përgjithësi” shprehet Isa Agushi.

Agushi thotë se kjo qeverisje komunale akoma po sillet si me qen në opozitë dhe ekspozimi i Kryetarit në qendrore, duke mos u fokusuar në zgjidhjen e problemeve ditore të qytetarëve me vartësit e tij.

“Siç po duket kryetari i komunës më tepër po merret me subjektin e vet dhe politikat nacionale e jo në zbatimin e programit zhvillimor të prezantuar para qytetarëve” tha Kryetari i BNA-së, Isa Agushi./rajonipress/