RCCOLA

Isa Agushi: LVV ka premtuar shumë gjatë fushatës, por nuk po punojnë dhe duhet dënuar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Isa Agushi thotë se LVV erdhi në pushtet falë premtimeve të shumta, por ashtu sikurse qeveritë tjera komunale, edhe këta nuk janë duke punuar ashtu siç kanë premtuar, andaj është mirë të dënohen nga qytetari dhe të votohet në të ardhmen BNA.

“Në realitet edhe qeveritë komunale të kaluara e sidomos qeverisja e Lutfi Haziri dy mandate rresht sen s`ka ba, as në Gjilan, as në fshatrat e komunës, këta janë qe një vit e gjysmë në qeverisje dhe munden me than na jemi shumë pak kemi kohë hala edhe dy vite e gjysmë, në realitet edhe këta tani për tani nuk janë ka punojnë siç kanë premtuar gjatë fushatës” thotë Isa Agushi për rajonipress.

Mobi Casa

“Duhet me i dënuar qytetarët dhe me votue BNA-në atëherë do ta shihni si qeveriset me komunën” tha Agushi./rajonipress/