UBT

Isa Agushi jep dorëheqja nga të gjitha postet në PDK

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prej sot e tutje jap dorëheqje nga të gjitha postet e PDK-së, një falënderim dhe mirënjohje e kam për ish kryetarin Qemajl Mustafa i cili ishte kryetari më i sinqertë dhe një njeri shumë i drejt, pata nderin që disa vite të ishim bashkë. Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj dhe të jua bëjë me dije të vetmin sinqeritet dhe që kam pa e pash te Kadri Veseli njeri i fjalës dhe besës ka shkruar Isa Agushi.

Postimi i plotë i Isa Agushit

Politikë e felliqur.

Të dashur bashkëvendës, qytetarë të komunës së Gjilanit, ju njoftoj që tani e tutje do rri larg politikës së fëlliqur. Për dy mandate si këshilltar komunal në dy subjekte politike nuk gjeta sinqeritet apo dikon që donë të punoj me zemër për këtë popull të shumë vuajtur, fillimisht mendova që njerëzit e zgjedhur do të punojnë për mirëqenien e qytetarëve, por edhe këtë se pashë për tetë vite me radhë, mendova që do t`i shërbejmë qytetarëve, por mjerisht edhe këtë se gjeta.

Mendoj që të zgjedhurit prapë s`kanë faj së shumica prej tyre i kanë servilat, klanet, grupet dhe sahanlepiresat për rreth veti. Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj dhe të jua bëjë me dije të vetmin sinqeritet dhe që kam pa e pash te Kadri Veseli njeri i fjalës dhe besës. Një falënderim të sinqertë nga zemra për gjithë ata që më mbështeten për dy mandate sa isha në kuvendin komunal të Gjilanit, zoti ju ruajt juve me familjen tuaj, ju jam mirënjohës tan jetën.

Uji Dea

Ju kisha lut të gjithë ata që kanë besimin tek unë mos e votoni këtë Kryetar të tanishëm sepse sherrin kena me ja pa ala ma shumë, votone kon të doni përveç ketë mashtrues dhe përfitues së djersës së qytetorëve.

Prej sot e tutje jap dorëheqje nga të gjitha postet e PDK-së, një falënderim dhe mirënjohje e kam edhe për ish kryetarin Qemajl Mustafa i cili ishte kryetari më i sinqertë dhe një njeri shumë i drejt, pata nderin që disa vite të ishim bashkë.

Ju kisha lut atyre që mezi presin të shkruajnë ndonjë koment ofendues, por nuk ju a kam borgjë komenteve të tilla, dhe për mos me shkrue nuk jam ka aderoj në ndonjë parti tjetër, por do të jem një zë si i çdo qytetari të rëndomtë.

Kurrë nuk do të mposhtem dhe gjunjëzohem nga askush sepse ne çlirimtarët jemi të tillë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit, respekt çlirimtarëve, dashtë zoti që sa ma shpejtë të kthehen çlirimtarët nga Haga ku padrejtësisht po mbahen dhe gjykohen.

E zeza e shqiptarit është vet shqiptari ishalla mbushemi mendë ta dojmë vendin tonë të shtrenjtë dhe ta dojmë njëri tjetrin. Zoti ju ruajt!