RCCOLA

Ironizon Riza Abdyli: Avdullah Hoti mos i merr seriozisht zyrtarët e Gjilanit?

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Që Avdullahun nuk po e dëgjojnë këta të komunës tonë, e nuk janë të kënaqur me të, po e tregojnë vetë këta. Nuk e di a i dëgjon këta Avdullahi, apo a është i kënaqur me ta. Avdullahut i sugjerojmë̈ që edhe nëse i dëgjon, mos t’i marrin seriozisht. Sikur nuk i marrim ne këtu në Gjilan. As ne opozita, as bizneset ka shkruar Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë i Riza Abdylit

Është keq me qenë në pushtet, i papushtetshëm. Edhe më keq pastaj kur del e ankohesh kundër pushtetit tënd duke paraqitur veten të pafuqishëm e të pakënaqur ndaj pushtetit tënd.

Uji Dea

Nëse ankohesh për pushtetin komunal, e ke vetë në dorë. Nëse ankohesh për pushtetin qendror, është i partisë̈ tënde gjithashtu. Avdullah Hoti para disa ditësh ankohej se nuk po e dëgjojnë policia, e nënkryetari i Gjilanit paska dalë me një status ku po ankohet në inspektorët që po vendosin gjoba e në qeverinë̈ që po vendos masa.

Që Avdullahun nuk po e dëgjojnë këta të komunës tonë, e nuk janë të kënaqur me të, po e tregojnë vetë këta. Nuk e di a i dëgjon këta Avdullahi, apo a është i kënaqur me ta. Avdullahut i sugjerojmë̈ që edhe nëse i dëgjon, mos t’i marrin seriozisht. Sikur nuk i marrim ne këtu në Gjilan. As ne opozita, as bizneset./rajonipress/