Ironizon Riadi i PDK-së, rrugët e Gjilanit mund të kalohen vetëm me tanket e KFOR-it
Gjilan – Riad Rashiti këshilltar i PDK-së ka ironizuar me rrugët e Gjilanit dhe keqëmenaxhimi i tyre nga qeverisja komunale. Rashiti ka thënë se rrugët e Gjilanit edhe ndonjë ditë mund të kalohen vetëm me tanket e KFOR-it.
“Edhe naj dite…nëpër disa rrugë të Gjilanit veç tanket e KFOR-it kanë me mund me kalue nëpër to” kështu ka shkruar Riad Rashiti.
Rashiti ka thënë se një qytetar i Gjilanit ma dërgoi këtë foto të bërë sot në këtë rrugë të qytetit që lidhet me rrugën qarkore, ku as kamioni nuk paska mundur me kalua normalisht nga gropat e mëdha, sepse iu paska “derdh” dheu që transportonte…
…Shoferi i “ngratë” me kaci tu hjek dheun që ju ka “derdh”…ka ironizuar Rashiti./rajonipress/


