Mobi Casa

Ironizon Qemajl Mustafa: Luta po i grah rrafsh siç po do

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa, thotë se ky kryetar i komunës dhe menaxhmenti i tij po sillen si të jenë në njëfarë monarkie të vogël e ai monarku, dhe po i grah rrafsh siç po do, sepse e ka siguruar një shumicë të thjeshtë të votave në kuvend dhe po vepron siç ka vepruar sot.

Qemajl Mustafa e ka akuzuar rëndë Lutfi Hazirin duke e quajtur atë si monark të vogël. “Ky kryetar i komunës dhe menaxhmenti i tij po sillen si të jenë në njëfarë monarkie të vogël e ai monarku, dhe po i grah rrafsh siç po do, sepse e ka siguruar një shumicë të thjeshtë të votave në kuvend dhe po vepron siç ka vepruar sot”, ka shtuar Mustafa.

RCCOLA

Duke folur rreth vendimit të “Don Boskos” kreu i PDK-së tha se ky vendim që ka ndodhur sot është joligjor për shkak se nuk mund të jepet toka publike, nuk mund të jepen resurset publike për shfrytëzim, qoftë edhe në afat të shkurtë, pa e parë mirë e qartë, Kuvendi, interesin publik dhe ky interes nuk është parë. “Në rastin e “Don Bosko-s”, kuvendi, anëtarët e saj, komitetet, drejtoria e arsimit, nuk e kanë të qartë interesin publik të Komunës së Gjilanit prej asaj shkolle”.

Mustafa ka thënë se nuk janë kundër shkollës “Don Bosko”, sepse ne e kemi ndihmuar funksionalizimin e asaj shkolle pas shumë punëve të rregulluara. “Ne e kemi pasur vullnetin me prue atë shkollë dhe e kemi vullnetin ajo me vazhdue dhe me qenë shkollë e mirë e Gjilanit që do t’i shërbej Anamoravës, Luginës e Kumanovës, mirëpo nuk jemi që gjërat të bëhen symbyllazi siç është duke i bërë sot kryetari i komunës së Gjilanit dhe krejt menaxhnmenti i komunës, sepse atëherë jemi në mjegull dhe nuk do të dihet kur do të bimë në hendek dhe ta godasim murin”, ka thënë Mustafa./rajonipress/