RCCOLA

Ironizon Pacolli: Suksesi i 100 ditëve të Qeverisë LDK-PDK kthimi i emigrantëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish numri dy i Qeverisë, Behgjet Pacolli, ka postuar në rrjetet sociale statuse, me të cilat kritikon qeverinë Mustafa – Thaçi. “Suksesi më i madh i kësaj Qeverie, në 100 ditët e para do të jetë kthimi i sigurt i kosovarëve nga perëndimi pa asnjë angazhim të saj!!!”, ka thënë Pacolli në statusin e parë.

Nuk ka vonuar për të shkruar sërish, ku ka thënë të ketë dëgjuar një deklaratë të krerëve të Qeverisë.

RCCOLA

“Dëgjova se dikush nga Qeveria tha se ‘jemi përgatitur për t’i pranuar emigrantet’.Jo more nuk keni përgatitur asgjë, nuk po tregoni drejtë!”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka qenë zëvendës i parë i Hashim Thaçit në mandatin e kaluar qeverisës, që është konsideruar një nga mandatet më të këqija qeverisëse. Partia e Pacollit nuk kishte arritur të kalojë pragun prej 5 për qind të votave, për të mbetur kësisoj jashtë Kuvendit të Kosovës.