Irlandezi, ‘viktimë’ e Tarashajt

Duket se Shani Tarashaj do ta ketë një vend të sigurt si titullar te skuadra e re e Evertonit.E gjithë kjo pasi që trajneri i skuadrës angleze do ta huazojë një sulmues në një prej skuadrave.
Roberto Martinez ka konfirmuar se Everton do ta lirojë Aiden McGeady që të huazohet në ndonjë klub, ose të shitet gjatë verës, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi i Republikës së Irlandës ka nevojë për paraqitje standarde para kampionati evropian të futbollit “France 2016”, dhe kjo ka bërë që sulmuesi të kërkoj ndonjë klub të ri.
Kujtojmë se Tarashaj ka nënshkruar me skuadrën e Evertonit para disa ditësh, por ka mbetur i huazuar deri në fund të sezonit te ekipi zviceran i Grashoperss. /Telegarfi/