GRANDEMALL

Irlandë e Veriut – Kosovë, mungesat dhe formacionet e mundshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Këtë të shtunë, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C dhe do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”, shkruan Gazeta Express.

Kosova do të synojë sërish fitoren ndaj irlandezoveriorëve. Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte mbyllur me rezultatin 3:2.

Greqia e ka siguruar vendin e parë në këtë grup, teksa Kosova synon ta mbajë vendin e dytë – aty ku pozicionohet momentalisht me 6 pikë.

Ndërkaq, Irlanda e Veriut është e treta në grup me 2 pikë.

FIDANISHTJA

Mungesat dhe formacionet e mundshme:

Daniel Ballard që do të mungojë sonte te vendasit, teksa Ian Baraclough nuk e ka në dispozicion as sulmuesin, Kyle Lafferty, i cili është larguar nga kampi i Kombëtares.

Në anën tjetër, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Mërgim Vojovda dhe Shkëlqim Vladi, janë futbollistët Alain Giresse nuk do t’i ketë në dispozicion shkaku i lëndimeve.

Titullarët e mundshëm te Irlanda e Veriut: Carson, Spencer, McNair, Evans, Brown, Evans, Saville, Lavery, Davis, McMenamin, Magennis.

Titullarët e mundshëm te Kosova: Muric, Rrudhani, Aliti, Kryeziu, Hadërgjonaj; Dresevic, Kryeziu, Zeneli, Rashica, Celina, Muriqi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.