Irfan Dërmaku zyrtarisht në vend të Kastratit
Gjilan – Irfan Dërmaku ka marrë detyrën e ud. së urbanizmit dhe kadastrit pa praninë e Ilir Kastratit. Ende nuk dihet reagimi i degës së AAK-së.
Pas shkarkimit të Ilir Kastratit, të hënën edhe zyrtarisht dhe në praninë e komisionit të udhëhequr nga Enver Ajvazi , është bërë dorëzim pranimi edhe pse në mungesë të Drejtorit të Urbanizmit të shkarkuar Ilir Kastratit , ku detyrën e ushtruesit e ka marrë Drejtori i Drejtorisë për Kadastër , Gjeodezi dhe Pronësi Irfan Dërmaku.
Dërmaku tani e tutje do ta ushtroj detyrën e Drejtorit të Urbanizmit, deri sa të emërohet Drejtori i ri nga kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli.
Ndërkaq dega e AAK-së pritet që të hënën të vendos në takimin e saj për të sqaruar pozicionin e Kastratit dhe shkarkimin e tij./rajonipress/