GRANDEMALL

Irena Krasniqi: Muzika është ilaçi im

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është 20 vjeçare dhe ka lindur dhe po jeton në Danimarkë. Irena Krasniqi ka prejardhje nga Lipjani dhe vazhdon të jetë shumë e lidhur me vendlindjen.

Ka kohë që merret me muzikë dhe kjo është ëndrra e saj më e madhe.

Së fundi ka marrë pjesë në Havnefestival, festival ky tradicional në qytetin Odese ku Irena jeton. Para rreth 10 mijë shikuesve Irena ka performuar dhe është shpërblyer me shumë duartrokitje.

Por kjo nuk është hera e parë që ajo është mirëpritur nga publiku pasi nëpërmjet muzikës ka udhëtuar në shumë shtete evropiane madje ka kaluar edhe oqeanin duke kënduar në Boston, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë Irena veçon 28 nëntorin e vitit 2010 kur këndoi para mbretëreshës së Danimarkës.

Së shpejti fillon pushimet në Kosovë, megjithëse nuk mendon të kalojë këtë vizitë pa punuar.

Eco Higjiena

Ajo po planifikon të realizoj një këngë në “Getnon Studio” dhe ka shumë dëshirë të këndoj në gjuhën shqipe dhe para publikut shqiptarë.

Të gjithë këtë Irena e bënë për një arsye, frymëzimin. Ajo vuan nga një sëmundje e bushtit kurrizor dhe nëpërmjet punës dhe suksesit të saj dëshiron që të inkurajoj njerëzit që vuajnë nga e njëjta sëmundje që të jetojnë jetën dhe të vrapojnë pas ëndrrave të tyre.

“Në moshën pesë vjeçare jam diagnostikuar me Rygmarvsbrok (Myelomeningocele) ose ne shqip Bruk ne boshtin kurrizor. Në 13 vjetët e para të jetës time, kam pas operacione të ndryshme, nëpërmjet të cilëve, mjekët në Danimarkë janë munduar të më shërojnë që unë të kem sa më të lehtë jetën. Mirëpo kjo sëmundje nuk më ka ndaluar që të merrem me muzikë. Përmes këngëve të mia, dëshiroj që tu tregoj njerëzve që e kanë këtë sëmundje se ilaçi më i mirë në jetë është lumturia”, ka thënë Irena për “Kosovapress”.

Karriera e saj muzikore ka filluar në vitin 2005 kur ajo mori çmimin e parë në një garë të talentëve në Odese, duke fituar realizimin e një kënge në studio profesionale.

Pas pushimeve në Kosovë, Irena planifikon që në Danimarkë të realizoi një këngë që i kushtohet jetës së saj.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.