GRANDEMALL

Irena Gjoni fituese e çmimit të orës letrare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me Orën e madhe letrare dhe shpalljen e rezultateve të konkursit shpërblyes, mbrëmë në Gjilan ka përfunduar “Pena e Flakës”, që është njëra prej katër shtyllave kryesore të manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit”, që mbahet në këtë qytet prej 24 vitesh, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Juria në përbërje Mehmetali Rexhepi, Sevdail Demiri e Fatmir Minguli, çmimin e Orës letrare ia ka ndarë poetes nga Saranda, Irena Gjoni, e cila u prezantua me poezinë “Ditë shpirti”.

Përndryshe, në orën letrare, me punimet e tyre, të pabotuara, u paraqitën 35 poetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës, Zejnepe Halili, Linditë Ramushi-Dushku, Eda Miri, Arsim Halili, Zeqir Fazliu, Rrahim Sadiku, Demir Behluli, Beqir Buzoku, Rexhep Abazi, Rabije Bytyqi, Sarë Gjergji, Sejdi Berisha, Zana Piraj dhe të tjerë.

Ndërkaq, juria tjetër, në përbërje Ibrahim Kadriu, Sadete Tërnava-Osmani dhe Hasan Bunjaku ka shpallur rezultatet e konkursit letrar shpërblyes në poezi dhe tregim.

Vendi i parë për poezi i takoi punimit “Kitara” (shifra: Kitara) që doli të jetë e autores Zejnepe Halili nga Tetova, vendi i dytë – poezisë “Shën Asht” (shifra: Poeti) me autor Sarë Gjergjin nga Vitia, kurse vendi i tretë i është ndarë poezisë “Përmasat e eklipsit” (shifra: Rikthimi), që doli të jetë e poetes Rabije Bytyqi nga Prizreni.

Uji Dea

Për tregim janë dhënë këto çmime: vendi i parë – “Takimi me vrasësin tim” (shifra: Miku im), vendi i dytë – “Synimi ynë për të krijuar njeriun” (shifra: Krijuesi), vendi i tretë – “Pirgu i errësuar” (shifra: Pirgu). Nga punimet e shpërblyera në tregim, u deshifrua vetëm vendi i dytë, që doli të jetë Rrahim Sadiku nga Ferizaj.

Përndryshe, juria ka përzgjedhur për botim në revistën letrare “Agmia” 33 poezi, nga 112 sa kanë arritur në konkursin letrar shpërblyes si dhe 12 tregime, nga 29 sosh, sa ishte prurja e përgjithshme në këtë zhanër krijues.

Çmimin e orës letrare, fitues nga Saranda ia ka dorëzuar Bujar Hairi, drejtor për Kulturë. Gjoni ka qenë fituese e këtij çmimi edhe para dy vitesh.

Orën letrare, e cila është organizuar nga Njësia për Kulturë dhe Ars Clubi “Beqir Musliu” e ka udhëhequr Fatushe Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.