UBT

Irena Dedivanaj zgjidhet Miss Malësia

/ 1 minutë lexim

Është vetëm 17 vjeçe, ka lindur në Amerikë, konkretisht në Michigan, por jeton në Malësi në Mal të Zi.Quhet Irena Dedivanaj dhe vetëm pak ditë më parë është kurorëzuar si “Miss Malësia 2013”.

E pyetur nga gazeta jonë për këtë konkurs, ajo thotë: “Ishte hera e parë që mora pjesë në një spektakël bukurie, ishte e vështirë mes atyre femrave kaq të bukura, por jam krenare që mua m’u dha ky çmim nga ana e jurisë”.

Uji Dea

Por, biondina e bukur, e cila ka si profesion edhe futbollin, mendon se ka shumë femra të bukura shqiptare, dhe veçon më shumë vajzën e cila është po nga Malësia, topmodelen e njohur Emina Çunmulaj.

Kjo bukuroshe, si transmeton indeksonline, është kushërirë e këngëtares Gjyste Vulaj, ndërsa organizimi i këtij eventi është nën dorën e këngëtarit Nikoll Nikprelaj. Ndërsa vajzat shqiptare nga Malësia kujtojmë se shquhen jo vetëm për bukuri, pro edhe për shtatlartësinë e tyre, ku ne urojmë që fati t’i buzëqeshe si shumë e shumë bukurosheve nga ky vend edhe Irenës.