Uji Dea

Ira Salihu volejbollistja e cila po çmendë volejbollin kosovar

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Volejbollistja e KV Drita të Gjilanit Ira Salihu edhe pse pak para disa muajsh ka mbushur 17 vjeç me paraqitjet e saja ka bërë që të jetë tmerr për skuadrat kundërshtare.

Ira, kjo talente e madhe e volejbollit me paraqitjet e saja në parket ka bërë të kontribuon me të madhe për sukseset e skuadrës së saj duke qenë e pa kaluar nga gjuajtjet kundërshtare.

Kjo talente përpos që është shembull në lojën e volejbollit ajo është edhe një sportiste me perspektiv të ndritshme, Ira me plot suksese i ndjek mësimet në vitin e dytë të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Padyshim Ira është libero(mbrojtëse) më e mirë në volejbollin e Kosovës ajo nuk mbeti pa u vërejtur për talentin që ka dhe me plot krenari veshë edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në Volejboll.

E dashuruar pas topit të volejbollit Ira karrierën e saj e filloi në moshën 12 vjeçare dhe pas 1 viti inkuadrohet menjëherë në skuadrën e pare.

“Volejbolli për mua është gjithçka që nga fëmijëria e kam dashur volejbollin dhe për këtë nuk pendohem asnjëherë dhe jam shumë e lumtur që i takojë këtij brezi të talentuar në skuadrën e Dritës”, thekson Ira për ‘rajonipress’.

Talentja e volejbollit Ira edhe pse e re ka plot suksese gjatë karrierës së saj brenda 5 vitesh. Fillimisht ishte volejbolliste e pakontestueshme në Përfaqësuesen e Kosovës U-18 në turneun e madh të Volejbollit i cili ishte mbajtur në Poloni në mesin e 40 shteteve Përfaqësuesja e Kosovës ishte renditur në pozitën e 4 duke i mahnitur të gjithë pjesëmarrësit.

Eco Higjiena

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht e madhe për mua ky turne i volejbollit, kisha vetëm 14 vjeqë, por treguam lojëra shumë cilësore dhe fituam shumë njohuri të reja në këtë turnir të volejbollit”, shprehet talentja e volejbollit Ira Salihu.

Kjo volejbolliste la përshtypje të jashtëzakonshme në eliminatorët për Evropianin e Volejbollit i cili u mbajt para disa muajsh në kryeqytet në Prishtinë duke treguar lojëra të jashtëzakonshme.
“Ishin dy paraqitje shumë të mira të Përfaqësueses sonë mposhtëm Izraelin ndërsa pësuam nga Ukraina por nuk u koritëm na mungoi përvoja dhe fati por shpresoj se në të ardhmen do të kemi paraqitje më solide”.

Ira Salihu Libero e pazëvendësueshëm në KV Drita dhe në Përfaqësuesen e Kosovës gjatë karrierës së sajë tri herë radhazi ishte fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa në këtë vit është në rrugë të mbarë të stoliset me titull të Kampionit të Kosovës.

“Janë këto ndjenja të mira kur ke një synim dhe i realizon mendoj se KV Drita për një kohë të gjatë do të sundon volejbollin e Kosovës pasi në radhët e saja ka talente të jashtëzakonshme dhe me një ardhmëri të ndritshme, lirisht mund të theksoj se e gjithë merita i takon trajnerit Lorik ilazit, i cili me punën e tij ka bërë që volejbollistet e Dritës formojnë rreth 80% bazën e Përfaqësueses së Kosovës në volejboll”, tregon talentja Ira Salihu.

Ira Salihu nuk i fshehë aspak synimet e saja gjatë karrierës së ardhshme.”Ëndrra ime është së pari ta mbaroj Gjimnazin e më pastaj të jem pjesë e ndonjë skuadre të madhe të volejbollit, ndërsa ëndrra ime më e madhe është që të studioj përtej Atlantikut dhe të vazhdoj karrierën në SHBA”.

Ira në fund për ‘rajonipress’ thekson se KV Drita me të drejt është shtëpia e dytë e vashave të këtij klubi dhe për të gjitha të arriturat pa përkrahjen e familjes sime nuk do t`i kisha arritur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.