UBT

Ira Salihu ndahet nga volejbolli për tu shkolluar

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Njëra ndër volejbollistet më të mira të KV Drita dhe të volejbollit të Kosovës Ira Salihu ndahet nga loja e volejbollit për tu shkolluar, ky vendim i kësaj talente të rrallë të volejbollit për shumë kënd ka qenë i befasuar duke e ditur potencialin e kësaj volejbolliste të re.

Për një vendim të tillë Irës ju kanë dashur plot tre muaj të bjen vendimin më të vështirë në karrierën e saj duke u nda nga klubi i Dritës, shoqet e saj dhe nga Kombëtarja e Kosovës në volejboll, këtë vendim Ira e kishte përjetuar mjaft rënd pasi karriera e saj sa kishte filluar si libero (mbrojtëse).

“Me të përfunduar edicioni i garave të Kosovës në volejboll dhe aktiviteteve tjera të Kupës së Kosovës edhe pse kam qenë në një stres të madhë kam marrë vendim ti përkushtohem shkollimit pasi në këtë vit mbaroj shkollimin e mesëm dhe dua që të kontribuoj në fusha profesionale për vendin tim”, shprehet e mërzitur 17 vjeqarja Ira Salihu.

Ira me të drejt është konsideruar njëra ndër volejbollistet më me perspektiv në volejbollin e Kosovës ajo edhe pse kishte ëndrra që një ditë karrierën e saj të volejbollit ta përfundon në mënyrë spektakolare por këto ëndrra tani për tani janë shuar.
“E kam dashur me zemër këtë sport, kam qenë pjesë e një skuadre të madhe siç është Drita kam pas bashkëlojtaret e mija të cilat kemi ndarë të mirën dhe të keqën kemi qenë si familje por nganjëherë jeta po të drejtonte në kahje të ndryshme”, thotë me lot në sy Ira.

Hidromorava

Ira në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me skuadrën Matritza të Bulgarisë ishte prezentë në sallë ndërsa ndjenjat e saja ishin tejet të vështira.
“Unë personalisht dhe tërë skuadra e Dritës ëndërr e kemi pasur të luajmë në Ligën e Kampionëve, bashkëlojtaret e mija këtë ëndërr e realizuan unë nuk munda ta realizoj, ndeshjen e përjetova me plot emocione ka pasur momente kur zemra më diktonte të jem pranë bashkëlojtarëve të mija, por jam përqendruar në shkollim dhe dua ta jap kontributin tim”.

Se a do t`i bashkëngjitet volejbollit Ira gjatë jetës së saj ajo buzëqeshë.”Kurrë mos thuaj kurrë, jetës asnjëherë nuk i dihet ndoshta një dit, por nuk e di se në çfarë kohe dhe momenti”.

Ira mjaftë modeste ka një porosi për të gjithë dashamirët e volejbollit si atij Gjilanas dhe Kosovar.
“Nga zemra të gjithë i falënderoj ata që më kanë përkrah gjatë karrierës sime këto vite do ti kujtojë tërë jetën janë vite më të mira të jetës sime por jam shumë krenare që kam kontribuar për qytetin tim dhe shtetin tim”, thotë me emocione Ira Salihu./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.