Fundamenti

IPKO tregohet e papërgjegjshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Operatori IPKO nuk po tregohet serioz e as i përgjegjshëm ndaj klientëve gjilanas. Sahit Abazi këshilltar komunal thotë se vetëm në lagjen e VIII (tetë) që ka mbi 800 shtëpi shumë qytetar i janë ankuar se IPKO nuk funksionon me orë të tëra dhe askush nuk merr përgjegjësi.

Klientët e IPKO-së edhe pse ankohen tek zyra qendrore ata nuk mund të marrin asnjë ndihmë për gabimet teknike dhe shkëputjet e vonesat e shumta që ndodhin nga rrjeti i tyre.

Viktimë e prishjeve të shumta e të gjata janë edhe banorët e lagjes së VIII. Vetëm të mërkurën në shumë shtëpi të kësaj lagjeve IPKO (interneti) nuk ka funksionuar nga ora 12.00 e ditës deri në mëngjes së ditës së enjte.

UBT

Sahit Abazi këshilltar komunal nga kjo lagje thotë se ka marrë shumë ankesa e shqetësime nga banorët e kësaj lagjeje. “Kjo që po bënë IPKO është një papërgjegjësi totale ndaj klientëve gjilanas. Rrjeti nuk punon me orë të tëra kurse askush për këto vonesa nuk merr përgjegjësi” tha Abazi.

Abazi tha se nëse vazhdohet me këtë trend të vonesave atëherë shumë banorë të kësaj lagjeje janë të gatshëm që në mënyrë kolektive të ndërprenë kontratën me IPKO. “Është mirë që drejtuesit e IPKO-së ta kenë të qartë këtë shqetësim tonin sepse agjentët e tyre po tregohen shumë zotni në telefon dhe nuk po ndërhyjnë për të evituar defektet” tha Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.