Eko Higjiena

IPKO ia kërkon 133 milionë euro Valës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës mund të ndahet e kënaqur nëse me paratë nga shitja e PTK-së arrin t’i paguajë të gjitha borxhet e kësaj ndërmarrje. Një borxh gati sa gjysma e vlerës së kësaj ndërmarrje po e kërkon operatori konkurrent i telefonisë mobile IPKO.

Tashmë për këtë kjo e fundit ka ngritur edhe padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në dokumentin të cilin e posedon edhe Gazeta Tribuna, IPKO kërkon hiq më pak se 133 milionë euro kompensim nga operatori Vala, më saktësisht, 133.080.693.00 euro, për shkak, siç thuhet të dëmeve që i janë shkaktuar në treg.

RCCOLA

Alban Kastrati, zyrtarë për informim në IPKO ka konfirmuar dorëzimin e padisë kundër operatorit konkurrent. “Kjo padi është si pasojë e kushteve të pabarabarta të operimit tonë në treg”, ka pohuar Kastrati. Kjo është padia e dytë e këtij operatori për arsye të ngjashme… (Tribuna).