Fundamenti

IPK: Në 9 raste policia mund të ketë keqtrajtuar e lënduar protestuesit e 27 janarit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Inspektorati Policor i Kosovës ka përfunduar inspektimin e jashtëzakonshëm të Policisë lidhur me performancën dhe menaxhimin e turmës në protestën e 27 janarit të këtij viti, e të thirrur nga lëvizja “Vetëvendosje”, duke vlerësuar se 9 nga 40 raste të hetuara mund të trajtohen si raste me elemente të veprave penale.

Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndime trupore. Këto janë veprat për të cilat IPK-ja, bazuar në raportin e vlerësimit të saj të publikuar në pasditen e së hënës në uebfaqen e saj, ka vlerësuar se “mund të trajtohen” më tutje, shkruan sot “Koha Ditore”.

FIDANISHTJA

Akuzat kryesore të cilat janë bërë ndaj zyrtarëve policorë ishin ato për përdorimin e dhunës dhe torturimin e protestuesve. Hetimin dhe dënimin e zyrtarëve policorë të Kosovës për këto veprime e kishte kërkuar përmes një kallëzimi penal të deponuar më 3 shkurt të këtij viti “Vetëvendosja”. Kjo pati thirrur protestën e mbajtur në janar me kërkesat për shkarkimin e ish-ministrit për Kthim, Aleksandër Jablanoviq, dhe kthimin e minierës “Trepça” në ndërmarrje publike.

http://koha.net/?id=3&l=65503

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.