Mobi Casa

IPK me autorizim të prokurorisë arrestoi tre zyrtarë policorë në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Inspektorati Policor i Kosovës disa ditë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë në Gjilan me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit“.Sipas burimeve tona policët e arrestuar janë: Bislim Orana, Ibrahim Robelli dhe Zoran Jovic

Ndaj të njëjtëve IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit më 13.06.2018 i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.

UBT

Pas këtyre veprimeve hetimore, sot (18.06.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë arrestuar këta tre zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/