Fundamenti

Ipeshkvi i Kosovës dhe Serbia reaguan “bashkë”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Fjalimi i kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan në Prizren ngjalli reagime të shumta. Të menjëhershme ishin reagimet që vinin nga Serbia e që haptazi akuzuan kryeministrin e Turqisë për deklaratën e tij bërë në Prizren “Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi”, për prishtje të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Por, jo vetëm Serbia reagoi ndaj kësaj deklarate.

Ishte e menjëhershme edhe deklarata e Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit, i cili ashpër reagoi ndaj kësaj deklarate, të cilën madje e krahasoi edhe me fjalimin e Slobodan Milosheviçit bërë në Fushë Kosovë pak para fillimit të fushatës së tij të krimeve jonjerëzore kundër shqiptarëve në Kosovë, edhe pse Erdogan njihet si njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të shtetësisë së Kosovës.

Me anë të këtij reagimi Ipeshkvia thotë se ka përfaqësuar qëndrimin e tij personal e jo të Vatikanit.
“Qëndrimi i Imzot Dode Gjergjit, është qëndrim i një shqiptari, nuk ka të bëjë fare këtu Vatikani”, u tha për Indeksonline me anë të telefonit nga Ipkshevia e Kosovës.

UBT

Ndërsa Don Lush Gjergji, i kontaktuar nga Indeksonline, sapo kuptoi se për çfarë është pyetja, nuk dha kurfarë përgjigje dhe e mbylli telefonin e tij, duke mos qartësuar faktin nëse Ipeshkvia e Kosovës ka të drejtë të bëjë deklarata të tilla politike pa u konsultuar me Vatikanin, dhe nëse secila deklaratë e Ipeshkvisë përfaqëson edhe qëndrimin e Vatikanit zyrtar.

Nga ana tjetër, qëndrimin e Imzot Dodë Gjergjit e ka përkrahur edhe Partia Demokristiane e Kosovës, më saktësisht kryetari i kësaj partie, Ukë Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.