Eko Higjiena

Inxhinieri i Ndërtimtarisë Naser Morina përfaqëson Kosovën në SHBA

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Inxhinieri i Ndërtimtarisë dega e Hidroteknikës, Naser Morina nga Gjilani këto ditë ka marrë një ftesë mjaft të rëndësishme nga Washingtoni i SHBA-së, për të qenë pjesë e konferencës ndërkombëtare e cila do të mbahet nga 24-28 korrik 2019.

Inxhinieri e profesori nga Shkolla e Mesme Teknike në Gjilan, Naser Morina, i cili është pranë doktoraturës në Sarajevë të Bosnja Hercegovinës, lidhur me këtë konferencë ka theksuar.

“Në këtë konferencë do të kem nderin të jem prezent pasiqë është ndërkombëtare, kjo konferencë është shkencore ndërsa është konferenca e 10 shkencore me radhë, në këtë konferencë do të jenë në miniaturë edhe 10 konferenca tjera ku do të marrin pjesë mbi 2000 pjesëmarrës të lëmive të ndryshme, për mua do të thotë shumë pjesëmarrja ime, por edhe për shtetin e Kosovës, këtë konferencës organizon një shtëpi botuese “Springer” kjo shtëpi botuese është më e madhja në botë për punime shkencore”.

Fundamenti

Sa sa është e rëndësishme pjesëmarrja e një Inxhinierit nga Kosova në një konferencë të tillë, Morina thekson.
“Sigurisht kjo konferencë mbahet në qendër të Washingtonit saktësisht në Hilton afro dy km larg Shtëpisë së Bardhë, kjo konferencë është me renome botërore një gjë të tillë e tregon edhe numri i pjesëmarrësve ku në mesin e pjesëmarrësve do të ketë emra të mëdhenj botëror, ndërsa unë në këtë konferencë do ta prezantoj një punim timin shkencor për urat dhe rrugët e shtetit të Kosovës, kjo konferencë na mundëson që shtetin e Kosovës ta promovojmë në mbarë globin botëror”.

Qyteti i Gjilanit, Shkolla e Mesme Teknike në Gjilan por edhe vet shteti i Kosovës, duhet të jenë krenar me Inxhinierin Naser Morinën me të arriturat e tij, ndërsa Inxhinieri Morina meriton përkrahje të fuqishme nga Komuna e shteti i Kosovës./rajonipress/