FIDANISHTJA

Inxhinieri i Ndërtimtarisë Naser Morina emër i respektuar

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Populli shqiptar në mesin e saj gjithmonë ka pasur emra të suksesshëm të profileve të ndryshme, që kanë bërë emra të mëdhenj në arenën ndërkombëtare, por në shumicën e rasteve në vendlindjen e tyre nuk janë çmuar ashtu siç duhet. Inxhinieri i Ndërtimtarisë, Naser Morina nga Gjilani i cili është pranë doktoraturës në Sarajevë të Bosnja Hercegovinës me paraqitjet e tija ka bërë që shumë arkitekt me nam ta përkrahin me punën profesionale të cilën po e bën.

Morina i cili kishte kryer fakultetin e Ndërtimtarisë në Prishtinë, ndërsa Doktoraturën në përfundim në kryeqytetin e Bosnja Hercegovinës në Sarajevë gjithmonë me notat më të larta para shumë profesorëve eminent të dëshmuar ndërkombëtarisht.

Naseri i pasionuar pas Ndërtimtarisë në fillim të viteve 1990 kishte punuar në kompaninë e tij “Eng Projekt” me mjaft sukses, por për shkak shkollimit kishte mbyllur këtë kompani.
“Ndërtimtarin e kam dashur si nxënës i fillores, më kanë tërhjekur lartësitë dhe komplikimet të cilat shfaqën në ndërtime, por unë e kam përzgjedhë degën e Hidroteknikës që është një degë shumë e vështir dhe shumë e domosdoshme në ndërtimet e ulëta e sidomos në ato të larta”, thekson Morina.

Puna e Morinës nuk mbetet pa u vërejtur, ai për një kohë ishte në Zyrën e Prokurimit si mbikëqyrës profesional duke vazhduar pranë Gjykatës së Qarkut në Gjilan, si ekspert i Ndërtimtarisë.
“Ishin përvoja të mira në këto institucione me njerëz të mirë dhe shpresoj se kemi dhënë më të mirën, ishte kënaqësi të punosh me njerëzit e qytetit tënd”, kujton Morina.

Uji Dea

Inxhinieri i Ndërtimtarisë me mjaft sukses dijen e tij po e shpalos tek nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Memet Isai” në Gjilan.
“Është një nder dhe kënaqësi të shohësh popullin tënd duke mësuar lëndët profesionale dhe mund të them se në mesin e të rinjëve ka shumë të interesuar për këtë lëmi të ndërtimit”.

Inxhinieri i Ndërtimtarisë, dega e Hidroteknikës për 54 vjeqarin Morina nuk mbetet enigmatike, ai u paraqit me dy punime shkencore të cilat kanë qenë edhe befasi për shumë profesor me nam ndërkombëtar.
“Auto rruga Adriatik – Jon”, si potencial dhe ekonomi i regjioneve ishte punimi im i parë shkencor, ndërsa punimi i dytë ishte “Sanimi i rrugës në lagjen Arbëria në Prishtinë me hunjë të armuar të betonit”, këto dy punime shkencore janë mbajtur në qytetin Tesliq të Bosnjës dhe mjaft mire janë pritur nga të pranishmit, ndërsa në tetor të këtij viti në Tiranë do ta prezantoj edhe një punim shkencor “Projekti i zhurmës në trafikun rrugor”, ka bërë të ditur Morina.
Morina ka një këshill për ndërtuesit e banesave të larta të cilat me të madhe janë duke u ndërtuar në vendin tonë.
“Nuk jam i njoftuar se me cilat kritere ndërtohen këto banesa shoqërore, kam frik të madhe se nuk ju përmbahen rregullave të ndërtimit, ajo më së shumti që më dhemb është se çdo Inxhinier duhet ditur se Gjilani është një vend Sizmik, ku më vonë mund të kemi dëme të mëdha, andaj ju kisha bërë lutje të gjithë kolegëve të mijë që këto ndërtime të bëhen me matjet dhe ndërtimet më bashkëkohore për të evituar më të keqën se dikur është shumë vonë”.

Naser Morina temën e doktoraturës të cilën e ka në përfundim e sipër, do ta mbroj me temën “Hulumtimi i shkaqeve të dëmtimeve dhe masave për minimizimin e urave në rrugët shtetërore të Kosovës”, një temë që është më se e nevojshme për vendin tonë.

Morina i cili është mjaft i respektuar në ndërtimtari, emër të madh po bën në shtetin e Bosnja Hercegovinës duke dëshmuar se populli shqiptar ka talent dhe njerëz të zot, por ata duhet përkrahur dhe t’ju jepet mundësia që dijen e tyre ta shpalosin në vendin e tyre./sylejman ismajli/rajonipress/