UBT

Inxhinierët dhe arkitektët e Gjilanit organizohen në mënyrë profesionale, mbajnë Kuvendin e parë zgjedhor

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor i Shoqatës së Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Gjilanit. Në teatrin e Gjilanit të hënën është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor i Shoqatës së Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Komunës së Gjilanit, ku pjesëmarrës ishin 90 profesionist të fushave të ndryshme duke përfshirë arkitekt, ndërtimtar, makineri, elektrik, hidroteknik), derisa Kuvendi zgjodhi kryesinë prej 15 anëtarëve.

Milaim Hyseni
Elnaim Ymeri
Xhafer Xhelili
Lule Bajrami
Donika Hajdari
Visar Salihu
Besnik Keka
Arben Ramadani
Bejtullah Krasniqi
Adnan Syla
Edona Klaiqi
Klodina Krasniqi
Rinor Morina
Rikard Matoshi
Feriz Terstena

Në takimin e parë të kryesisë, i cili do të mbahet gjatë kësaj jave do të zgjedhën organet drejtuese (kryetari, nënkryetarët dhe sekretari).

Hidromorava

Shoqata ka për qëllim të lehtësojë dhe të zhvillojë takime ndërmjet Inxhinierëve dhe Arkitektëve në fushën e projektimit dhe ndërtimit pa dallim, të krijojë marrëdhënie miqësore, mirëkuptimi dhe respekti reciprok, të lejojë që këta profesionist të i ballafaqojnë idetë dhe konceptet e tyre, të përfitojnë nga përvoja e njëri-tjetrit, të thellojnë njohuritë e tyre si dhe të reflektojnë vlera të larta morale dhe profesionale.

Të japin kontributin profesional në zhvillimet e ardhshme urbanistike që mundë të ndodhin në Komunën e Gjilanit.

Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në debate që mund të organizohen me lemin e projektimit, urbanizmit dhe në fushën e ndërtimit./rajonipress/