UBT

Investohet në përmirësimin e infrastrukturës në Remnik e Tërpezë të Vitisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – “Një nga prioritetet e qeverisë komunale të Vitisë është përmirësimi i kushteve për arsimim sa më cilësor të gjeneratave të reja, andaj në këtë drejtim jemi angazhuar që gjitha shkollave krahas hapësirave të brendshme t`iu përmirësojmë edhe ambientin që i rrethon, duke u rregulluar atyre fushat sportive, parqet si dhe rrethojat siç po ndodhë sot në shkollën fillore “Hasan Aliu” në Remnik”, ka thënë Sokol Haliti.

Sot, është vënë gurethemeli i rrethojave të shkollave fillore të fshatrave Remnik dhe Tërpezë. Gurin themeltar të këtyre projekteve me rëndësi vitale e ka vendosur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili duke uruar personelin arsimor si dhe nxënësit e këtyre dy shkollave ka thënë se këto projekte që po financohen nga buxheti komunal, janë në vazhdën e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë në arsim në komunën e Vitisë.

“Një nga prioritetet e qeverisë komunale të Vitisë është përmirësimi i kushteve për arsimim sa më cilësor të gjeneratave të reja, andaj në këtë drejtim jemi angazhuar që gjitha shkollave krahas hapësirave të brendshme t`iu përmirësojmë edhe ambientin që i rrethon, duke u rregulluar atyre fushat sportive, parqet si dhe rrethojat siç po ndodhë sot në shkollën fillore “Hasan Aliu” në Remnik”, ka thënë Haliti.

Uji Dea

Ai ka theksuar se krahas këtij projekti në Remnik komuna ka plane të investoi edhe në asfaltimin e rrugës Remnik – Nasalë si dhe pastrimin e përroskës që kalon nëpërmes fshatit.

Kurse, para qytetarëve të shumtë si dhe personelit arsimor të shkollës fillore “Hysen Tërpeza” në Tërpezë, kryetari Haliti, ka theksuar se komuna në vazhdimësi do të përkrahë iniciativat që kanë të bëjnë me investimet në objektin dhe në hapësirat tjera të shkollës si dhe projektet tjera që janë në interes të banorëve të këtij lokaliteti.

Sipas projektit në Remnik parashihet rrethimi i oborrit të shkollës në një gjatësi prej 160 metrave si dhe rregullimi i një muri mbrojtës prej 25 metrave, kurse në Tërpezë do të vendosen rrethojat e reja të oborrit të shkollës në një gjatësi prej mbi 200 metrave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.