Investitorëve u mungon siguria

Drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, kritikon Qeverinë e Kosovës se nuk ka krijuar kushte për investitorët e huaj. Ai thotë se për shkak të klimës së krijuar në vend nuk ka logjikë të vijnë investitorët në vendin tonë.
Sipas Abdixhikut, sundimi i ligjit dhe mosaftësimi i gjykatave i detyron bizneset të mos i adresojnë problemet e tyre.
Kreu i institutit “Riinvest”, në intervistë për “Tribunën” vlerëson se mungesa e prodhimtarisë vendëse dhe bilanci i tanishëm tregtar janë problemi kryesor në ekonominë e Kosovës, dhe, sipas tij, në këtë drejtim duhet punë më serioze e udhëheqësve shtetërorë.
Kurse, sa i përket privatizimit në Kosovë, Abdixhiku thotë se mund t’i shërbejë vetëm ndërrimeve strukturore, por jo edhe ndryshimeve substanciale të prodhimit vendor (Tribuna).